Nagavci merr zyrtarisht drejtimin e Grupit Parlamentar të LVV-së
01 mars 2026
| 21:01
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është konfirmuar Kryetare e Grupit Parlamentar të kësaj partie në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Nagavci falënderoi kryeministrin Albin Kurti për besimin dhe propozimin, si dhe deputetët e delegatët për mbështetjen.
Ajo u shpreh se do ta ushtrojë këtë detyrë me përgjegjësi të lartë, duke u angazhuar për avancimin e agjendës dhe realizimin e reformave në shërbim të qytetarëve gjatë Legjislaturës së dhjetë.



