Nagavci për çështjen e presidentit: Qytetarët presin nga ne të marrim vendime

02 prill 2026 | 12:20

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arëberie Nagavci, ka bërë thirrje në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se ata që “punojnë për zgjedhje”  duhet ta dinë se prapë do t’iu duhet të bashkëpunojnë për këtë temë.

“Në këtë fazë kemi nevoje për unitet dhe bashkëpunim. Para nesh kemi një proces të rëndësishëm kushtetues. Zgjedhja e presidentit të Republikës nga secila e secili kërkohet pjekuri politike. Nën emrin e secilit deputet nënshkruhet serioziteti i këtij institucioni. Presidenti si figurë e unitetit të popullit thërret për proces që duhet të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimi. Përgjegjësia është e jona, s’mund të zhvendoset, shtyhet dhe relativizohet. Qytetarët presin nga ne që të marrim vendime. Edhe ata që mendojnë dhe punojnë për zgjedhje duhet ta dinë se zgjedhjet nuk na e heqin përgjegjësinë për të bashkëpunuar për të njëjtat tema herët apo më vonë. E në këto kushte më mirë tani se më vonë”, ka thënë Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ish-i burgosur…