Nagavci: Viti i ri shkollor mund të fillojë me prezencë fizike

17 qershor 2021 | 19:58

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022 ta fillojmë me prezencë fizike në shkolla dhe me orar të rregullt.

Këtë ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim.

“Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit”.

“E kemi diskutuar me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksinimi i mësimdhënësve”, ka shkruar mes tjerash Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes kësaj deklarate siguron opinionin…