Nagelsmann: Eliminim i hidhur, e vështirë për të çarë një mbrojtje të tillë

13 prill 2022 | 14:36

Julian Nagelsmann e kishte menduar ndryshe ndeshjen kundër Villarrealit.  Trajneri i Bayern Munchen nuk e fshehu zhgënjimin për këtë eliminim të skuadrës së tij ndaj spanjollëve duke thënë pas ndeshjes se ndeshja e parë ndikoi jo pak në rezultatin përfundimtar.

“Ndeshja e parë ishte çelësi. Ne bëmë një ndeshje shumë të mirë, një nga lojërat tona më të bukura. Duhet të shënonim 2-0 në pjesën e dytë për të mos e lënë ndeshjen të hapur. Eliminimi në këtë mënyrë është shumë i hidhur. Nuk kishim shumë hapësirë dhe gjithmonë ekzistonte rreziku i një kundërsulmi. Megjithatë, është e vështirë të krijosh shumë raste kundër një skuadre që luan kaq të thellë në zonën e saj”, ka thënë Nagelsmann.

Trajneri Nagelsmann foli edhe për Lewandowskin dhe Mullerin: “Roberti bëri një ndeshje të madhe. Ishte e vështirë për të pasi markohej gjithmonë nga dy lojtarë. Goli ishte fantastik, ai dhe e gjithë skuadra meritonte më shumë për atë çfarë dhanë në fushën e lojës. Rasti i Mullerit ishte më flagranti. Në kushte normale, Thomas nuk fal nga ai pozicion dhe ajo distancë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asim Sarajliq, delegat në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës…