
Nagelsmann: Ishte një fitore e rëndësishme
Gjermania ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 3-1 ndaj Irlandës së Veriut, duke u rikthyer te suksesi pas humbjes së pësuar më herët ndaj Sllovakisë. Ndeshja u zhvillua në shtëpinë e gjermanëve dhe fitorja erdhi si një reagim i nevojshëm për të ruajtur moralin dhe vazhdimësinë në garë.
Trajneri i “Die Mannschaft”, Julian Nagelsmann, u shpreh i kënaqur me rezultatin, duke vënë theksin te përmirësimi i skuadrës në pjesën e dytë të ndeshjes.
“Po, ishte një fitore e rëndësishme. Morëm tre pikët në ndeshjen tonë në shtëpi. Në pjesën e parë, tifozët tanë nuk ishin aq të kënaqur me rezultatin dhe mënyrën se si po luanim, por përmirësuam në fraksionin e dytë, ishte një fitore e merituar”, ka deklaruar Nagelsmann pas përfundimit të ndeshjes.
Kjo fitore vjen në një moment vendimtar për Gjermaninë, e cila synon të konsolidojë pozitat e saj në grup dhe të rifitojë besimin e tifozëve.