
Nagelsmann pas humbjes ndaj Sllovakisë: Duhet të ndryshojmë nëse duam të shkojmë në Botëror
05 shtator 2025
| 12:12
Gjermania ka zhgënjyer në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin, duke u mundur me rezultatin 2-0 nga Sllovakia. Pas kësaj disfate, trajneri Julian Nagelsmann nuk i kurseu kritikat për paraqitjen e skuadrës së tij.
“Kundërshtari ynë ishte thjesht kilometra përpara nesh, nga minuta e parë deri në fund, ky është një fakt. Nuk kemi pasur një histori të shkëlqyer në vitet e fundit, nuk kemi pasur vetëbesim dhe kemi luajtur me 80% të kapacitetit tonë. Nëse duam të shkojmë në Botëror dhe të bëjmë mirë atje, duhet të ndryshojmë këtë”, u shpreh Nagelsmann pas takimit.
Humbja ndaj Sllovakisë vjen si një tjetër sinjal alarmi për kombëtaren gjermane, e cila duket larg formës që i ka dhuruar sukseset e së kaluarës.