Nagelsmann pret që Musiala të rikthehet shpejt

31 korrik 2025 | 15:46

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka komentuar gjendjen e Jamal Musialës pas lëndimit të tij të fundit. Ai ka treguar se ka qenë me lojtarin një javë më parë dhe është optimist për rikuperimin e tij.

“Isha me të javën e kaluar. Ai po luan mirë në këto rrethana. Nuk ishte një dëmtim i mirë, por shërohet relativisht shpejt. Ai pati disa dëmtime muskulore sezonin e kaluar, shpresoj që trupi i tij të mbetet i qëndrueshëm”, tha Nagelsmann.

Trajneri shtoi se Musiala ka cilësi që e ndihmojnë të rikuperohet më shpejt. “Mendoj se Jamal do të shërohet më shpejt nga sa mendojnë njerëzit. Ai është një ‘futbollist rruge’. Lojtarë të tillë kthehen nga lëndimet shumë më mirë sesa lojtarët që mbështeten vetëm në fizikun e tyre. Nuk jam i shqetësuar. Ai është në duar të mira dhe do të jetë përsëri në formë të mirë dhe i shëndetshëm”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është në kërkim të një portieri të ri…