Nagelsmanni: Ky trofe i përket Flickut

18 gusht 2021 | 17:15

Bayern Munchen mposhti 3-1 Borussia Dortmund mbrëmjen e kaluar, duke ia dalë të fitojë Superkupën e Gjermanisë për herë të dytë radhazi për të herë të nëntë në histori.

Trofe i parë si trajneri i ekipit “bavarez” për Julian Nagelsmann, i cili shfaqet zotëri i vërtetë dhe ia dedikon triumfin Hansi Flick, ish-trajnerit të Bayernit dhe teknikut të kombëtares gjermane.

“U mbrojtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e parë. E merituam realisht fitoren. Nuk është kurrë e thjeshtë të përballesh me Dortmundit, ata janë të shkëlqyer në sulm. Jam shumë i lumtur për këtë fitore dhe trofeun tim të parë me Bayernin. Komplimente skuadrës, Superkupa është fryt i punës së zhvilluar sezonin e kaluar. Kështu që ky trofe i përket edhe Hansi Flick, skuadrën dhe gjithë tifozëve tanë. Sigurisht që ky sukses i përket më shumë Flick-ut se sa mua”, ka deklaruar Nagelsmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i partisë Socialdemokrate, Darda Molliqaj, ia ka rikujtuar kryeministrit…