
Nagip Krasniqi del sërish para gjykatës
03 shtator 2025
| 11:28
Nagip Krasniqi, ish- kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka dalë parë gjykatës sërish sot në Prishtinë.
“Tëvë1” raporton se në këtë seancë do të dëshmojë Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit të ZRrE-së.
Prokuroria Speciale, kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për keqpërdorim të pozitës zyrtare në gusht të 2024-ës.
Ai akuzohet se veprën penale e ka kryer nga 15 tetori i 2021-të deri më 19 prill të 2023-tës.