Naim Abazi paralajmëron hyrjen në politikë (video)

17 tetor 2021 | 16:53

Këngëtarët Mihrije Braha dhe Naim Abazi votuan sot në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet. Ata në një deklaratë për Klan Kosova treguan se janë të rregullt dhe se kanë votuar në të gjitha zgjdhjet që janë mbajtur në vend.

“Hajt se du me ju dhanë një lajm të ri, hera e fundit nga bota e showbizit, herën tjetër politikan keni me më pa në zgjedhje” u shpreh Naim Abazi.

Ky gjithashtu tregoi se kryesisht ndajnë të njëjtin mendim me Mihrijen sa i përket politikës kur debatojnë.

Të dy treguan se janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe bënë apel që të gjithë qytetarët të imunizohen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në…