Naim Kadolli, kandidat i PDK-së për Asamble në Suharekë, ky është mesazhi i tij

26 gusht 2025 | 19:57

Naim Kadolli është kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale në Suharekë.

Përmes një mesazhi ka ftuar qytetarët e Suharekës që ta mbështesin atë më 12 tetor.

Në listën e PDK-së ai mban numrin 16.

“Besoj se është koha qe zëri juaj të degjohej më fuqishëm. Unë vij nga ju, i njoh sfidat me të cilat përballeni çdo ditë dhe nuk jam këtu për premtime boshe, por për punë të ndershëme dhe përfaqësim të denjë. Qëllimi im është i qartë: t’i japim Komunës sonë një drejtim më të mir-me më shumë transaparencë, më shumë mundësi për të rinjtë, dhe me shërbime publike më cilësore për të gjithë.Nëse më besoni me voten tuaj, unë do të jem zëri juaj në çdo vendim që merret për qytetin tonë. Faleminderit për besimin!”, ka shkruar Kadolli në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dyqind ditësh që nga përfundimi i zgjedhjeve u bë…