Naim Murseli del sot prapë para gjykatës

11 shkurt 2026 | 08:02

Naim Murseli do të dalë sërish sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Në seancën e kaluar u dëgjua dëshmia e Murselit, që iu përgjigj pyetjeve të avokatit të tij.

Përballë trupit gjykues, Murseli përshkroi natën kritike të 29 nëntorit të 2023-tës, duke mohuar se ka planifikuar vrasjen.

Deklarata e tij zgjati gati një orë, teksa prokurorja e rastit deklaroi se do t’i nevojiteshin më shumë se dy orë për ta marrë në pyetje Murselin.

Në seancën e kaluar trupi gjykues po ashtu liroi fizikisht nga seanca dy të pandehurit e tjerë, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën. Mbetet të shihet nëse njëjtë do të veprohet edhe sot.

Seanca do të nisë në orën 09:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Përqafimi me Nënën e UÇK-së, Nënë Stanë Gashin,…