Naim Murseli kërkon nga gjykata t’ia mundësojë komunikimin me djalin dhe Pacollin

11 shkurt 2026 | 10:33

I dyshuari kryesor në vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka kërkuar që të komunikojë me djalin dhe Behgjet Pacollin.

Në seancën e sotme gjyqësore, gjyqtarja Fatime Dermaku tha se sa i përket kërkesës për komunikim me djalin janë në kontakt me autoritetet suedeze dhe janë në pritje të një përgjigjeje.

“Kemi kontaktuar me autoritetet suedeze dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre, ndërsa sa i përket kërkesës për të komunikuar me Behgjet Pacollin në numër të telefonit të Zvicrës dhe dhëndrrin tuaj ajo është kërkesë që nuk lejohet, se është kategori e personave që nuk e lejon ligji”, tha ajo, njofton Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka deklaruar se ka…