
Nait Hasani: 30 mijë qytetarë më kanë votuar që të mos e votoj Vetëvendosjen
15 korrik 2025
| 20:38
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i ftuar në emisionin “Kosova Live”, ka komentuar ngërçin aktual politik në Kuvend dhe sjelljen e partive në raport me vullnetin e qytetarëve.
Ai është shprehur qartë për pozicionin e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke deklaruar se vota që ka marrë është, në thelb, një mesazh kundërshtues ndaj kësaj partie
“Qytetarët e Kosovës, hiq me pas se 30 mijë më kanë votu mu, që mos me votu Vetëvendosjen,” u shpreh Hasani.
Sipas tij, qytetarët kishin mundësi të ndryshonin realitetin politik, por zgjedhja që bënë me VV-ne si parti të parë e ka sjellë vendin në këtë gjendje aktuale të bllokimit dhe përplasjes.