Nait Hasani dhe Besim Hoxha shtrëngojnë duart në rrugëtimin e përbashkët politik

01 qershor 2026 | 19:05

Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, i cili garon me numrin 42, dhe Besim Hoxha, me numrin 77, kanë shtrënguar duart sot, duke konfirmuar rrugëtimin e tyre të përbashkët politik.

Hasani dhe Hoxha janë pajtuar se shtrirja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe besimi në vlerat e luftës çlirimtare, si dhe respekti për ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës, duhet të vlerësohen dhe të mbështeten vazhdimisht.

PDK-ja, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër dhe bartës të listës zgjedhore, në garën e saj ka përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme, përfshirë ish-të burgosur politikë, ish-ushtarë dhe drejtues të luftës së UÇK-së, mjekë, profesorë, sportistë, juristë, ekonomistë dhe afaristë.

Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, lista e PDK-së përfaqëson një kombinim të përvojës dhe profesionalizmit, duke e bërë atë një nga ekipet më të kompletuara në garën zgjedhore të 7 qershorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër…