Nait Hasani i prerë për emrin e kryeparlamentarit: Nuk e votoj asnjë kandidat të VV-së

19 gusht 2025 | 22:39

“Asnjë kandidat të VV-së”.

Kështu deklaroi sot deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, referuar votimit ose jo të një kandidati që propozohet nga Vetëvendosje për kryetar kuvendi.

Hasani, ndryshe nga PDK që kanë thënë se votojnë këdo prej deputetëve që s’ka qenë pjesë e qeverisë Kurti II, shtoi tutje se nuk e voton asnjërin prej 48 deputetëve të VV-së.

“Unë si Nait Hasani nuk e votoj asnjë deputet të VV-së, sepse ata janë shkelës të Kushtetutës”, deklaroi ai në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Naser Sadiku, i cili jeton dhe vepron në Gjermani…