Nait Hasani për Bedri Hamzën: Njerëzit e shohin si njeri të fjalës – kur thotë “po”, e realizon

11 dhjetor 2025 | 00:00

Kandidati për deputet nga radhës e Partisë Demokratike të Kosovë, Nait Hasani tha se njerëzit e shohin Bedri Hamzën si njeri të fjalës.

Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se Hamza është njeri që kur thotë “po”, e realizon veprimin.

“Njerëzit kanë besuar edhe më herët, por edhe tash që Bedri Hamza është kandidat i mundshëm, është më i mirë, për shkak të atyre vendimeve që i ka marrë dikur, me pagat, rritjen e pagave”.

“Tani ata e shohin që është njeri i fjalës, që është njeri që kur thotë “po”, e realizon veprimin, është njëri që nuk lëshon fjalë e nuk i bën veprimet”, tha ai.

Tutje, Hasani u shpreh se ka një motiv që e rrit frymën e besimit për fitore.

“Kështu që në këtë drejtim, është ky motivi që e rrit frymën për një të ardhme dhe për një besim për ta arritur qëllimin për t’i fituar zgjedhjet”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni Arifi…