
Nano: Votova ta nxis pjesëmarrjen në votime
25 prill 2021
| 13:16
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano kanë votuar sot në zgjedhjet parlamentare.
Ai ka thënë se ka dal të votojë për ta nxitur daljen e qytetarëve në zgjedhjet e stome në Shqipëri.
“Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se shpreson që të mos pritet gjatë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
“Unë besoj se sot mund të jetë një ditë si gjithë të tjerat dhe të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim. Më në fund një pjesë do gëzohen, një pjesë do mërziten. Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë, ata që do mërziten të mërziten vetëm për vete dhe të mos i mbajë shumë”, ka deklaruar ai.