Nantes shkarkon trajnerin Pierre Aristouy
29 nëntor 2023
| 16:51
Ndryshim bankine në Ligën 1. Drejtuesit e Nantes kanë shkarkuar Pierre Aristouy nga pozita e trajnerit.
43-vjeçari qëndronte në bankinën e Nantes prej datës 9 maj, duke drejtuar skuadrën për 17 ndeshje në total.
Nantesi ka siguruar vetëm një pikë në katër takimet e fundit, ecuri negative që ka sjellë shkarkimin e Aristouy.
Drejtuesit nuk duan të përjetojnë ankthet e sezonit të fundit, kur qëndrimi në elitë u sigurua vetëm në fund. Ai që pritet të zëvendësojë Pierre Aristouyn në bankinë është Jocelyn Gourvennec, i cili aventurën e fundit e pati te Lille.