Napoli deklasoi Crotonen

06 dhjetor 2020 | 20:51

Napoli vijon me rezultate pozitive në Seria A teksa mbrëmjen e sotme ka fituar pastër 4-0 në transfertën ndaj Crotones, duke përsëritur suksesin si ndaj Romës.

Lorenzo Insigne zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 31-të me një goditje spektakolare në hyrje të zonës.

Skuadra e Gattusos në fraksionin e dytë shënoi me Lozanon si dhe Demme-n, ndërkohë që në minutat e fundit kishte kohë edhe për një rrjetë të Petagna-s. Napoli me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 20 pikë, 3 më pak se Napoli që pas pak minutash do të luajë në transfertë ndaj Sampdorias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vetëvrasje raportohet të ketë ndodhur sot në qendër të…