Napoli i ofron kontratë De Bruynet

21 maj 2025 | 15:51

Skuadra e Napolit i ka bërë ofertë zyrtare mesfushorit Kevin De Bruyne, i cili këtë verë do të largohet nga Manchester City pas një dekade si futbollist i lirë.

Mësohet se Napoli po insiston në transferimin e belgut, të cilit i skadon kontrata me Cityn në fund të muajit qershor.

Për ta transferuar falas, Napoli i ka bërë De Bruynet ofertë të mirë pasi po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

Ekipi nga Serie A, i ka ofruar belgut kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 8 milionë eurosh dhe është në pritje të përgjigjes nga ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, së bashku me Presidentin e…