Napoli – Inter, derbi i madh i së shtunës në Itali
24 tetor 2025
| 15:46
Vetëm 24 orë na ndajnë nga fillimi i ndeshjes në mes të Napolit dhe Interit dhe nga atmosfera e jashtëzakonshme që pritet të mbizotërojë ne stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Aktualisht te dy ekipet kanë nga 15 pikë, një pikë më pak se Milan, i cili është në krye të tabelës.
Napoli dhe Interi presin fitoren e tyre të parë pasi që 3 ndeshjet e tyre të fundit kanë përfunduar me rezultat 1-1.
Lëndime te mëdha ka nga të dy frontet ku Napolit i mungojë 5 lojtarë kryesorë siç janë: Amir Rrahmani, Rasmus Hojlund, Romelu Lukaku, Stanislav Lobotka dhe Nikita Contini.
Kurse nga Interi ka lëndime te lojtarëve si : Raffaele Di Gennaro, Matteo Darmian dhe Marcus Thuram.
Ndeshja do të luhet nesër nga ora 18:00 në “Diego Armando Maradona Stadium”.



