Napoli kërkon sulmuesin shqiptar

04 prill 2020 | 13:33

Te Napoli kanë filluar të mendojnë për largimin e Hoze Kajehon dhe për zëvendësuesin e sulmuesit spanjoll.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, skuadra italiane pëlqen shumë sulmuesin shqiptar, Milot Rashica. Futbollisti i Kosovës falë paraqitjeve të shkëlqyera me Verder Bremenin, ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Pikërisht drejtuesit napolitan e pëlqejnë shumë dhe do të përpiqen ta afrojnë në ekip në merkaton e verës.

Klubi i Rashicës kërkon të paktën 30 milionë euro për ekipet jashtë Gjermanisë, teksa ky çmim mund të rritet pasi në gjurmët e lojtarit janë disa ekipe, që janë të gatshme të plotësojnë kërkesat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje, Ministria e Adminsitrimtit të Pushteti Lokal (MAPL), ka bërë…