
Napoli mundet në shtëpi nga Fiorentina, Sassuolo befason Atalantën
Napoli merr një goditje të rëndë në synimin për të luftuar për titullin kampion. Skuadra e Spalletit sot ka pësuar një humbje 2-3 në shtëpi ndaj Fiorentinës.
Nicolas Gonzalez zhbllokoi shifrat për vjollcët në minutën e 29-të, por Napoli do të kundërpërgjigjej në minutën e 58-të duke barazuar me Mertens. Gjithsesi pak minuta më pas Ikone rikthehu në avantazh miqtë.
Fiorentina do të shënonte dhe golin e tretë në minutën e 72-të duke i dhënë një goditje të rëndë vendasve. 6 minuta nga fundi Osimhen shkurtoi shifrat. Napoli mbetet në vendin e tretë me 66 pikë, 4 më shumë se Juventusi, ndërkohë që Fiorentina renditet e 7-ta me 53 pikë.
Sassuolo befasoi Atalantën, duke marrë një fitore të pastër 2-1, me dy gola të shënuar nga Hamed Traore, ndërkohë që Muriel shënoi golin e vetëm për bergamaskët.