
Napoli ndan pikët me Interin
Napoli dhe Interi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në super duelin e kësaj jave në Seria A.
Pas humbjes ndaj Milanit, zikaltrit bëjnë një tjetër ndalesë duke e bërë edhe më interesant kampionatin.
Dueli nisi në mënyrën më të mirë për Napolin që kaloi në avantazh që në minutën e 7-të. Osimhen fiton një penallti që do të kthehej në gol nga Insigne. Fraksioni i parë është më i mirë për vendasit që kanë dhe shanse të tjera, por që nuk do ti shfrytëzonin.
Në fillimin e pjesës së dytë, Edin Dzeko përfiton nga një hezitim i Koulibaly brenda zonës duke pllakosur heshtjen në stadiumin “Maradona”. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave asgjë nuk do të ndryshonte deri në fund. Interi ruan vendin e parë me 54 pikë, 1 më shumë se Napoli. Me një fitore të mundshme, Milani këtë fundjavë mund të marrë kreun.