
Napoli nuk e pranon ofertën e Galatasarayt për Osimhenin
08 korrik 2025
| 11:44
E ardhmja e Victor Osimhen mbetet në pikëpyetje. Sulmuesi nigerian do të dëshironte të qëndronte në Turqi dhe Galatasaray po bën përpjekje serioze për ta mbajtur. Huazimi i tij ka përfunduar dhe lojtari është kthyer zyrtarisht te Napoli, por jo për të qëndruar.
Presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon të shesë Osimhen për një shumë 75 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Napoli nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo shumë, ndonëse Galatasaray ka paraqitur një ofertë prej 60 milionësh.
Osimhen ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë te Galatasaray dhe klubi turk ka arritur një marrëveshje me lojtarin për një kontratë deri më 30 qershor 2028. Al Hilali dhe Juventusi gjithashtu janë interesuar për transferimin e Osimhenit.