Napoli nxjerr në shitje Hysajn 

16 maj 2019 | 15:08

Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Elseid Hysaj po përgatit tashmë largimin në fund të këtij sezoni, e me shumë gjasë është në listën e shitjeve të skuadrës së Napolit.

E gjithë kjo për shkak të një prapaskene. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk ka pranuar që të jetë zëvendësues në skuadër, ndaj ka ardhur ky vendim për largimin e tij.

Deri më tani dy janë pistat që shtrohen për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi: Roma dhe Interi, ekipe që kanë shprehur me kohë dëshirën për t’i pasur shërbimet e shkodranit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka marrë në mbikëqyrje…