Napoli po e mendon rikthimin e Sarrit

26 shkurt 2021 | 13:09

Skuadra e Napolit është duke e menduar rikthimin e trajnerit Maurizio Sarri në sezonin 2021-22.

Tekniku toskan kaloi tre sezone në këtë klub midis viteve 2015 dhe 2018. Ai ishte afër fitimit të “Scudettos” në 2017-18, duke i dhënë fund sezonit të Serie A me 91 pikë. Ai më pas u transferua në Chelsea dhe Juventus, ku fitoi një Ligë të Evropës me anglezët dhe një titull në Serie A me “Bianconerët”.

“Zonja e Vjetër” e shkarkoi atë verën e kaluar pasi ishin eliminuar nga raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve nga Lyoni. Gennaro Gattuso pritet të shkarkohet kur të përfundojë ky kampionat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka…