Napoli sfidon Juven në garë për Zaniolon

06 prill 2022 | 13:43

Skuadra e Napolit është serioz në garë për Nicolo Zaniolo. Vlerësimi fillestar i Romës i cili është 50 milionë euro, nuk i tremb azurrët, të cilët duken se e kanë shumë seriozisht transferimin e tij.

Sipas “Correire dello Sport”, ai është profili i identifikuar nga drejtuesit për të plotësuar vendin që do të lërë Insigne, i cili do të largohet në fund të sezonit në drejtim të Torontos.

De Laurentis dëshiron që t’i bëjë këtë dhuratë Spallettit për sezonin e ardhshëm. Në garë për yllin italian është edhe skuadra e Juventusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Security Code” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…