Napoli synon ta ‘blindojë’ me kontratë të re Rrahmanin

04 shtator 2025 | 11:21

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është shumë afër nënshkrimit të një kontrate të re me Napolin.

Sipas raportimeve të “Spazionapoli.it”, mbrojtësi 31-vjeçar do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin napolitan deri në vitin 2029, duke zgjatur marrëveshjen aktuale që skadon në qershor të vitit 2027. Rrahmani përfiton aktualisht 3 milionë euro në vit te Napoli dhe pavarësisht interesimit të madh, ai ka zgjedhur të qëndrojë në “Diego Armando Maradona”.

Ai refuzoi dy oferta nga klube të Ligës Premier, si dhe një ofertë të majme financiare nga Arabia Saudite. Mbrojtësi kosovar iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe deri tani ka fituar dy tituj me skuadrën italiane, duke u bërë një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes.

Rrahmani është aktualisht me Kombëtaren e Kosovës për dy sfidat e para në kualifikimet e Kupës së Botës 2026: përballë Zvicrës të premten në Basel dhe ndaj Suedisë më 8 shtator në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka bërë me dije se për…