Nard Ndoka kritikon Albin Kurtin: “Të morëm si standard qëndrese, sot po sillesh si padron pushteti”

07 mars 2026 | 09:59

Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një reagimi publik, Ndoka është shprehur i zhgënjyer me veprimet e Kurtit, duke thënë se ai është parë si një standard i qëndresës politike, por sipas tij, sot po sillet ndryshe.

Ndoka theksoi se Kushtetuta kërkon konsensus me opozitën dhe jo ushtrim të pushtetit pa kufizime. Ai shtoi se mbështetja e qytetarëve ndaj Kurtit ka ardhur për shkak të parimeve dhe jo për kalkulime politike.

“Nard Ndoka shkroi:

‘Albin Kurti,

Të morëm si standard qëndrese. Sot po sillesh si padron pushteti. Kushtetuta kërkon konsensus me opozitën, jo pushtet pa kufi. Populli të mbështet për parime, jo për kalkulime folklorike politike. Mos na zhgënje. Mos u bëj njësoj si Edi Rama”

Deklarata e tij ka nxitur reagime në rrjetet sociale, duke hapur diskutime mbi raportet mes pushtetit dhe opozitës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se nuk ka…