Narkotikët e para të konfiskuara në Mitrovicë të Veriut

19 janar 2018 | 22:14

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut gjatë një operacioni anti-drogë të Policisë së Kosovës para pak çastesh, shkruan kallxo. com dhe sjell fotografi nga substancat narkotike të konfiskuara në këtë operacion.

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë ne Mitrovicën Veriore në bashkëpunim ne DHNT nga Mitrovica Jugore pas një hetimi paraprak në lidhje me shitjen e substancave narkotike me urdhër të gjyqtarit te procedurës paraprake ka bërë kontroll në një shtëpi në Mitrovicën e veriut janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e dedikuar për shitje.

Bëhet fjalë për 222 paketime te gatshme për shitje. Gjithashtu gjatë operacionit janë konfiskuar para dhe një bllok me shënime në të cilin të dyshuarit kanë mbajtur të shkruar personat blerës të narkotikëve.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth gjysma e 2.6 milionë njerëzve të zhvendosur në Irak,…