NASA shkrep fotografi të Diellit duke ‘buzëqeshur’

29 tetor 2022 | 11:20

Një satelit i NASA-s ka kapur një imazh të Diellit, i cili në njëfarë forme duket duke buzëqeshur, çka e tha edhe vetë Agjencia.

NASA publikoi imazhin, duke shkruar: “Sot, Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi Diellin duke ‘buzëqeshur’. Të parë në dritën ultravjollcë, këto pika të errëta në Diell njihen si vrima koronale dhe janë rajone ku fryn era e shpejtë diellore në hapësirë”.

Observatori Dinamik Diellor i NASA-s është një mision agjencie që synon të hetojë se si krijohet aktiviteti diellor dhe si nxit motin në hapësirë. E nisur për herë të parë më 11 shkurt 2010, anija kozmike e observatorit mat brendësinë e diellit, atmosferën, fushën magnetike dhe prodhimin e energjisë, raporton Guardian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andres Iniesta ka thënë se ende e konsideron Lionel Messin…