NASA sjell imazhe të rralla nga Planeti Mars

10 mars 2021 | 23:50

NASA ka shpërndarë disa fotografi të reja nga sonda “Perseverance”.

Kjo e fundit ndodhet prej disa ditësh me mision në Mars, ku po sjell imazhe të ndryshme.

Sonda u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike.

Ajo do të kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.

Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t’u kthyer në Tokë pas një dekade. NASA shtoi 25 kamera në misionin prej tre miliardë dollarësh – kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina gjithnjë e më shumë po zgjeron gjurmët e saj…