
Naser Ramadani, deputetëve: Bëni pyetje logjike, durimi ka ardhur në skaj
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar për Shëndetësi ka insistuar që familjarët që janë negativë me Covid-19 nuk lejohen të qëndrojnë në klinikat ku trajtohen pacientët me sëmundjen infektuese.
I pyetur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka se a po lejohen familjarët në klinika, ministri Zemaj ka thënë se është çështje tjetër si e kryejnë punën udhëheqësit e klinikave e ShSKUK dhe rojat e sigurisë.
Ndërsa drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani u është drejtuar anëtarëve të këtij komisioni duke iu thënë se “po pengohet në kryerjen e punës së tij”.
Ai madje ka reaguar edhe pas pyetjes së kryesueses së këtij komisioni, Albena Reshitaj, e cila ka kërkuar të di rreth një versioni të ri të koronavirusit në Angli.
E pas kësaj Ramadani ka kërkuar nga deputetët që të bëjnë pyetje logjike, sepse “durimi ka ardhur në skaj”.