Naser Ramadani: Duhen dy ditë për të vërtetuar gjendjen e pacientëve me alergji

13 tetor 2019 | 14:58

Sot rreth orës 11:00, disa punonjës të KQZ-së kanë marrë alergji nga votat e ardhura nga Serbia.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare kanë kërkuar ndihmë mjekësore nëntë pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzënë.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se nevojiten 24 deri në 48 orë për të vërtetuar gjendjen e shëndetit të pacientëve.

Ai ka thënë se gjendja e pacientëve është stabile dhe janë duke u bërë të gjitha analizat e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje,…