Naser Rugova e krahason Albin Kurtin me Enver Hoxhën

09 shtator 2020 | 11:22

Zyrtari i LDK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Rugova, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në lidhje me një deklaratë të tij për marrëveshjen e Uashingtonit, për të cilën ka thënë se kur do të vjen në qeveri nuk do ta njehë atë.

Rugova e ka krahasuar Kurtin me ish-diktatorin Enver Hoxha, i cili sipas tij dëshironte t’i fuste në konflikt shqiptarët me Amerikën.

“Është për keqardhje si një intelektuale si ajo bëhet krahë e falangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore. Albini është si Enver Hoxha, sepse do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën, ndërkaq fajtor për ngritjen e Albinit është Hashim Thaçi me shokë. LDK-ja do t’i mbijetojë edhe kësaj sfide dhe nuk do të lejojmë aventura me fatin e Kosovës”, ka shkruar Rugova në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës…