Naser Rugova: Zgjidhje e vetme janë zgjedhjet
                19 shkurt 2019
                |  23:42
            
        Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se kjo Qeveri po rezikon miqësinë me partnerët strategjikë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Rugova ka shkruar se zgjidhje e vetme janë zgjedhjet.
Postimi i plotë i tij:
Qeveri e skandaleve politike e financiare!
Fjalor denigrues!
Na e rrezikojnë miqësinë me partnerët strategjik, pa të cilët ende do ishim nën robëri!
Urrejtje patologjike mes partnerëve në qeveri!
Qëndrojnë bashkë vetëm që ta gërryejn këtë vend deri në palcë!
A keni një trohë morali?!
Kosova dhe populli i saj kanë kaluar kohë edhe më të rënda, se keni gjatë edhe ju bajlozët e fundit!
Zgjidhja e vetme zgjedhjet!
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        