Nasim Haradinaj arrin në Gllogjan pas lirimit nga Specialja, pritet nga familjarët dhe miqtë (foto)

14 dhjetor 2023 | 15:30

Gjykata Speciale të enjten ka liruar nga burgu Nasim Haradinajn.

Lirimin e tij me kusht e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara në Hagë përmes një komunikate për media.

Në vendimin që është marrë me datën 12 dhjetor, thuhet se pasi është shqyrtuar tërësia e informacionit që është paraqitur, përfshirë Raportin, është vendosur që për lirimin e Haradinajt në përputhje me rregullën 196 të Rregullores dhe nenin 11 të Udhëzuesit të Punës, për pjesën e mbetur të dënimit të shqiptuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, me zbatimin e disa kushteve.

Pas lirimit, Haradinaj ka arritur në vendlindje.

Tashmë janë publikuar fotografi të Haradinajt në vendlindje, ku është pritur nga familjarët dhe miqtë e tij.

  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Victor Osimhen-Napoli pritet të zgjasin kontratën ndërmjet tyre. Prej kohësh,…