Nasim Haradinaj: Në gusht do të iniciohet zhbërja e Gjykatës Speciale

15 korrik 2020 | 01:08

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani ka thënë se në muajin gusht, OVLUÇK-ja do të nisë iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Haradinaj tha se OVLUÇK-ja do të organizojë peticion ku do t’i mbledhin nënshkrimet për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Ne do të fillojmë me peticion që t’i mbledhim nënshkrimet që çështja e zhbërjes së Gjykatës Sepciale të shkojë në Kuvend”, është shprehur Haradinaj në T7.

E pas peticionit, Haradinaj tha se do t’i thirrin edhe deputetët që të diskutohet për qëllimin e njëjtë.

“Në gusht ne do t’i thërrasim deputetët, unë besoj se deputetët janë mbushur mend, që të iniciojmë në zhbërjen e Gjykatës Speciale”, ka thënë Haradinaj.

“Ne do të provojmë të marrim iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Sepciale, jo një herë por edhe 100 herë”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina eksperimentale e firmës farmaceutike, Moderna, për COVID-19 tregoi se…