Nasim Haradinaj: Për arrestimin tim, familja u njoftua përmes medieve

29 shtator 2020 | 15:48

Ka filluar sot seanca në Gjykatën Speciale ndaj nënkryetarit të OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ky i fundit ka thënë se i është dhënë mundësia ta kontaktojë me familjen me vonesë.

“Familja është njoftuar përmes medieve për arrestimin tim”, ka thënë ai.

“Pas tri-katër ditë e kanë marrë vesh familja qe kam arritur mirë në Hagë”, ka thënë Nasim Haradinaj.

Më pas janë lexuar edhe arsyet e arrestimit të tij, përkatësisht dyshimet se Haradinaj “është përgjegjës penalisht për këto vepra: frikësim, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës”, ka bërë me dije gjatë seancës gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur sot…