
Nasim Haradinaj përkrah 11-shin e AAK-së në Pejë, Edonin: Bart frymën e çlirimit dhe të progresit
09 tetor 2025
| 23:36
Nasim Haradinaj, ish kryetar i OVLUÇK-së, përmes një postimi në “Facebook” i ka dhënë përkrahje kandidaturës se Edon Hysenajt – AAK, në garën për asamble në Pejë, me numrin 11.
Haradinaj ka shkruar se Edoni i përket brezit të ri, i rrënjosur në vlera familjare dhe kombëtare, bart frymën e çlirimit dhe të progresit.
“Brezi i ri me ide të reja, i rrënjosur në vlera familjare dhe kombëtare, bart frymën e çlirimit dhe të progresit. Të rinjtë dhe të rejat nga familje të tilla janë shpresa dhe e ardhmja e partive, e qytetit dhe e shtetit të Kosovës!”, ka shkruar në Facebook Nasim Haradinaj.