Nasim Haradinaj thotë se Haga po vazhdon padrejtësitë: Specialja është gjykatë politike (video)

13 qershor 2025 | 11:24

Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar zhvillimet në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, të cilët vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Haradinaj ka thënë se Haga po vazhdon padrejtësitë dhe se krerët e UÇK-së po mbahen peng.

Më tej, ai ka theksuar se Amerika nuk kërkon pengimin e lëvizjeve që vërtetojnë pafajësinë e krerëve të UÇK-së.

“Janë disa reagime që japin shpresa pozitive, por konkretisht jo. Reagimi më i keq është i presidentes e cila vazhdoi mandatin e kësaj gjykate edhe një herë si dhe mandatin e EULEX-it, pa e diskutuar me njerëzit. Kam filluar të dyshoj në të gjitha partitë në moskonstituimin e parlamentit. Fajet i ka ajo parti që ka shumicën, prandaj ka edhe përgjegjësinë më të madhe. Por po dyshoj edhe në partitë tjera që këta krerët e UCK-së janë të mbyllur, dhe ju duhen të mbyllur atje për të përfituar këta në emër të partive të tyre. Dyshoj në vullnetin e mirëfilltë. Kjo gjykatë është politike. Amerika nuk është e interesuar të pengojë cilëndo lëvizje drejt të dëshmisë së pafajësisë së këtyre njerëzve, por nuk mund të lëviz mekanizmat tanë shtetërore por as patriotikë, por as dashamirës nëse ne nuk e nisim vetë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As në përpjekjen e 31 nuk është konstituuar Kuvendi i…