Natasha Kandiq e quan zgjedhje të mirë emërimin e Agron Bajramit si Kryenegociator

23 prill 2026 | 18:35

Aktivistja serbe dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandic, ka shkruar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e ambasadorit Agron Bajrami si shef i ekipit negociator të Kosovës.

Kandic ka thënë se emërimi i ambasadorit Bajrami është një zgjedhje e mirë dhe sipas saj, nëse do të gjendej dikush i njëjtë për të drejtuar edhe ekipin serb për dialogun, do të ishte një hap përpara.

“Agron Bajrami është një zgjedhje e mirë. Nëse dikush si ai do të zëvendësonte negociatorin e Serbisë, i cili është kontraditkor, të paktën do të ishte një hap përpara”, ka shkruar Kandic.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“The New York Times” raportoi se udhëheqësi i ri suprem…