‘Natë evropiane’ për klubet e Kosovës

29 tetor 2025 | 13:56

Sonte tri klubet e Kosovës do të kenë ndeshjet e rëndësishme në garat evropiane.

Kampionia e Kosovës, Trepça e pret Anwil-in, në përballjen që zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës nga ora 18:30 në kuadër të Grupit J të FIBA Europe Cup.

Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren e parë, pasi në dy ndeshjet e para kanë pësuar humbje, nga PAOK dhe Braunschweig.

“Xehetarët” kërkojnë fitoren e parë në shtëpi në këtë edicion në garat evropiane dhe do të mundohen të paraqiten sa më mirë.

Ndërkohë, kujtojmë që Anwil-i për të qenë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup kishte eliminuar Bashkimin pas dy ndeshjeve, pasi sfidën e parë e kishte humbur në Prizren.

Bashkimi përballet me skuadrën e njohur franceze, Dijon.

Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë këtë edicion në Grupin J të FIBA Europe Cup. Takimi zhvillohet nga ora 19:00.

Portokallezinjtë që garojnë për herë të parë në këtë garë evropiane duan fitoren e parë, pasi në dy takimet e para pësuan nga Cibona dhe Pallacanestro Reggiana.

Sigal Prishtina do të ketë ndeshjen e tretë në Ligën ENLB, ku njëkohësisht është në kërkim të fitores së tretë.

Bardhekaltrit janë mysafirë Slovan Bratislava, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 19:00. Slovan Bratislava ka një fitore e dy humbje.

Kryeqytetasit fituan ndaj Brussels Basketball 80:75 dhe Gimle Basket 90:79.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ishte…