“Natën në strehimore, ditën në punë” – Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor

14 korrik 2025 | 16:35

Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka, po qëndron aktualisht në Ukrainë, si pjesë e një misioni të organizuar nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut, në bashkëpunim me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të Shteteve të Bashkuara.

Raka për Kanal10, ka thënë se ky mision ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit të shëndetit publik në Ukrainë, veçanërisht në fushat kritike si kontrolli i infeksioneve.

“Me ftesë të Universitetit Columbia të Nju Jorkut, jam në një mision të shkurtër në Ukrainë, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Centers for Disease Control (CDC) të ShBA-së. Ky projekt ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit të shëndetit publik në Ukrainë”, ka thënë Raka.

Gjatë javës së kaluar, Prof. Raka mori pjesë në takimin vjetor të profesionistëve të shëndetit publik të Ukrainës, të mbajtur në Kiev. Ai u takua me drejtues të programeve kombëtare ukrainase dhe mbajti trajnime profesionale për klinicistë, infermierë dhe mikrobiologë.

“Natën në strehimore, ditën në punë,” ka thënë Raka, duke përshkruar sfidat me të cilat përballen profesionistët në këtë mision në kushte të vështira, por me përkushtim të palëkundur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka…