NATO demostron forcën në Poloni, përgjigje ndaj kërcënimeve të Kremlinit

18 shtator 2025 | 08:17

Polonia filloi stërvitjen më të madhe ushtarake të vitit këtë javë, duke bashkuar më shumë se 30,000 trupa nga forcat e armatosura polake dhe vendet aleate të NATO.

Kjo lëvizje e madhe ushtarake dëshmon gatishmërisë e aleancës euroatlantike pranë kufirit verilindor të vendit.

Stërvitja, me emrin e koduar Iron Defender-25, zhvillohet gjatw kwtij muaji në fushat e stërvitjes në Orzysz dhe vende të tjera.

Cilësohet si ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme e planifikuar e stërvitjes së Forcave të Armatosura Polake në vitin 2025, e projektuar për të testuar koordinimin në tokë, ajër, det, hapësirën kibernetike dhe operacionet speciale.

Zyrtarët theksuan se manovrat janë të natyrës mbrojtëse, por vunë në dukje se ato vijnë si një pwrgjigje drejtpërdrejtë e stwrvitjes Zapad-25 tw Rusisw dhe Bjellorusisw.

Ushtrimet testuan lëvizshmërinë, logjistikën dhe sistemet e komandës në skenarë që simulojnë një fushatë mbrojtëse.

Stërvitja mbahet teksa shqetësimet per sigurinë në Evropën Lindore janë ne rritje, ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj në Ukrainë dhe rrit koordinimin me Bjellorusinë.

Rreth nje jave me pare, 19 drone ruse shkelen hapësirën ajrore polake, duke alarmuar si Varshaven ashtu edhe NATO-n, qe u përball me nje kercenim te drejteperdrejte dhe ngriti ne ajër avionët per rrëzimin e mjeteve ajrore ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbreti Charles shtron banketin shtetëror në nder të presidentit amerikan…