NATO-ja e shqetësuar: Rusia po përdorë municion thërrmues për pushtimin e Ukrainës

04 mars 2022 | 15:08

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , ka thënë se ka prova që Rusia po përdorë municione thërrmuese për pushtimin e Ukrainës.

Në një konferencë gjatë fjalimit të tij në Samitin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, Stoltenberg u ka thënë gazetarëve se NATO ka parë se Rusia po përdorë municionë thërrmues, që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Ne kemi parë përdorimin e municioneve thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Stoltenberg.

Ai gjithashtu ka thënë se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje.

Megjithatë, ai ka premtuar se NATO do ndihmojë Kievin në mënyra të tjera, duke i kërkuar sërish presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit urgjentisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që shumë klube…