NATO-ja, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë
24 gusht 2018
| 19:01
Një stërvitje e përbashkët mes NATO-s dhe anijeve shqiptare “Butrinti” dhe “Oriku” është zhvilluar në portin e Vlorës.
Lajmin e ka bërë me dije të premten ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar në llogarinë e saj në “Facebook” edhe fotografi nga kjo stërvitje e përbashkët. “Grupi i dytë i përhershëm i NATO-s kundër minave (SNMCMG2) kreu një stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare ‘Butrinti’ dhe ‘Oriku’ këtë javë, pas një vizite produktive në portin e Vlorës”, ka shkruar Xhaçka.



