NATO paralajmëron Rusinë: Ndalo shkeljet e hapësirave ajrore

23 shtator 2025 | 15:30

NATO e ka paralajmëruar Rusinë që të ndalë sjelljen “përshkallëzuese” të shkeljeve të hapësirave ajrore në krahun e saj lindor.

Kjo thirrje ka ardhur pasi aleanca ka mbajtur bisedime urgjente pas inkursionit të javës së kaluar në Estoni. Me këtë rast, NATO-ja do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrën dhe kohën që zgjedh.

“Rusia mban përgjegjësinë e plotë të këtyre veprimeve, që përshkallëzojnë situatën, që rrezikojnë të ketë keqllogaritje dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve. Këto veprime duhet të ndalen”.

“Rusia nuk duhet të dyshojë: NATO dhe aleatët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe joushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar të gjitha kërcënimet nga të gjitha drejtimet”, është thënë në njoftimin e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë…